“-Na ikën fëmijët! Në një ditë më kanë ikur 7 vetë! Kur kam përcjellë vajzën më mblidheshin lotët! “
Dëshpërimi i kësaj nëne është një këmbanë alarmi, që ka kohë që bie dhe që ka prekur çdo familje shqiptare.
Papunësia, korrupsioni, mungesa e vizionit dhe e meritokracisë, nepotizmi, presioni i vazhdueshëm janë vetëm disa nga arsyet e shpopullimit të Shqipërisë, duke ja kaluar edhe vendeve në luftë.
Në një takim mbresëlënës me vajzat dhe gratë e Sukthit, ku folëm, jo vetëm për shqetësimin dhe brengën e këtyre nënave, por dhe mbi rëndësinë e bashkëpunimit për ta bërë këtë zonë dhe të gjithë Durrësin, zgjedhjen e parë për çdo të ri dhe të re, që ka humbur shpresën për të ardhmen.
Nuk kanë pushtetin e Zotit që ta boshatisin vendin!Bashkë do t’ja dalim!”, shkruan Igli Cara në postimin e tij!