Home Politike Igli Cara për Portin e Durrësit: Anulimi i grantit nga BE është...

Igli Cara për Portin e Durrësit: Anulimi i grantit nga BE është një lajm i keq për Shqipërinë, dhe një sinjal i qartë për Ramën

Kreu i PD së Durrësit, Igli Cara ka reaguar nxë lidhje me anulimin e grantit të BE për Portin e Durrësit.
“28 milionë euro më pak investime për portin e Durrësit. Anulimi i grantit nga BE është një lajm i keq për Shqipërinë, por në të njëjtën kohë një sinjal i qartë për Ramën, i cili vazhdon të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton.
Hapi i bërë pas nga BE është si trokitja në prag që të dëgjojë dera.
Duke shprehur qartë shqetësimin dhe mosdakordësinë, për projektin e portit të Durrësit që është në kundërshtim me Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, BE nuk lë hapësirë për interpretime.
Mungesa e transparencës dhe faktet e dala në dritë kanë krijuar një hendek të pakapërcyeshëm, për Ramën i cili është zënë mat!
Sido të shkojë është i humbur!
Porti është dhe do të mbetet pasuri e patjetërsueshme kombëtare!” shkruan Cara.
Previous articleGarante e projektit të Durrësit është familja sundimtare e Emirateve
Next articleSpanja, “tiki-taka” dhe 7 gola për të larguar “mallkimin” dhe për rekorde