21 vjeçarja shqiptare Klaudia Lata është ndër viktimat e aksidentit tragjik hekurudhor të së martës mbrëma në Tempi të Greqisë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se studentja po udhëtonte drejt Selanikut, ku po kryente studimet për Degën e Mjekësisë të Shkollës Ushtarake të Trupave të Oficerëve, kur ndodhi aksidenti tragjik që i mori dhe jetën.
Sipas raportimeve prindërit i kishin kërkuar 21 vjeçares që të rrinte dhe një ditë në Larisa aty ku kishte lindur, por e reja nuk kishte pranuar pasi donte të shkonte të studionte, por për fat të keq nuk ia arriti.
Klaudia kishte dy vëllezër e motra, motrën e saj Xheni dhe vëllain Elvis.