Home Bota I përdhunoi motrën, 26-vjeçari vret autorin brenda qelisë së burgut

I përdhunoi motrën, 26-vjeçari vret autorin brenda qelisë së burgut

Një 26-vjeçar u dënua me 24 vjet burg shtesë për vrasjen e shokut të tij të qelisë, i cili i kishte përdhunuar motrën e mitur. Shane Goldsby, 26 vjeç, vrau shokun e qelisë Robert Munger, 70 vjeç, i cili ishte dënuar me 43 vite burg për përdhunimin e fëmijëve dhe pornografi. 70-vjeçari ndodhej në burg për vujatjen e dënimit, kur në qelinë e tij u caktua të rrijë edhe 26-vjeçari  Shane Goldsby.

Gjatë qëndrimit në burgun e Washington, 26-vjeçari zbuloi se motra e tij e mitur kishte rënë gjithashtu pre e përdhunimit nga 70-vjeçari dhe kur ai kishte nisur t’i tregonte detaj nga ngjarja e rëndë, nuk kishte durua më dhe e kishte vrarë. 26-vjeçari shprehet se dëgjoi 70-vjeçarin të mburrej për krimet e tij dhe gjatë ajrimit e vrau duke e goditur në kokë dhe fytyrë plot 14 herë. Munger vdiq tre ditë më vonë nga plagët e marra.

“Kisha kaq shumë gjëra që po ndodhnin në kokën tim. Unë s’po duroja dot më, sepse Munger donte të më jepte detaje për atë që i kishte bërë motrës time”, tha 26-vjeçari, i cili ndodhej në burg pas një konflikti që kishte bërë me një patrullë policie. Dënimit të tij tashmë i janë shtuar edhe 24 vite burg për vrasjen e të burgosurit.

SOURCEBulevard News
Previous articleArvanitasi që fitoi maratonën e parë në historinë e Lojërave Olimpike
Next article​Tifozët e PSG-së bllokojnë aeroportin “Le Bourget”, presin të arrijë Leo Messi