Një operacion policor në Itali ka çuar në pranga 15 punonjës shëndetësorë që dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me 25 të sëmurë mendorë. Sipas mediave italiane, viktimat e dhunës mbylleshin në dhomë dhe lidheshin me çarçaf në shtretër e karrige, poshtëroheshin, rriheshin, kërcënoheshin dhe ofendoheshin.
“Xhelatët” e tyre shfrytëzuan moshën dhe paaftësinë e tyre të shtyrë. Viktimat e abuzimit janë 25 persona të cilët sipas hetuesve dyshohet se janë keqpërdorur nga të dyshuarit. Bëhet fjalë për pacientë që ndodhen në kushte paaftësie dhe/ose inferioriteti fizik ose mendor të shtruar në repartin e psikiatrisë femërore afatgjatë dhe janë të gjithë nga mosha 40 deri në 60 vjeç. Hetimi nisi verën e kaluar, por drejtuesit e saj nuk janë nën hetim.