KLGJ shqyrton sot kërkesën e ILD për pezullimin 2 vjecar nga detyra te gjyqtarit të rrethit gjyqësor, Kukës, Saimir Ujkashi.
Hetimi disiplinor për të ka nisur për shkelje të legjislacionit material, shkelje disiplinore me dashje dhe cënim të imazhit të magjistratit dhe të besimit tek sistemi i drejtësisë. Hetimi i ILD-së është bazuar në një vendimmarrje për ulje dënimi dhe lirimi në kundërshtim me ligjin, si dhe moszbatim të legjislacionit në dy raste ekstradimi.