Home Sport Hyshmeri: Do të kalojmë një tur në Evropë

Hyshmeri: Do të kalojmë një tur në Evropë

hyshmeriMesfushori i Teutës, Renato Hyshmeri ka pohuar se do të mposhtin çdo kundërshtar që do të kenë përballë dhe nuk do ta diskutojnë kalimin e turit në Europa Ligë. “Teuta do të mposhtë çdo kundërshtar që do të ketë përballë dhe do të kualifikohet për në turin tjetër në Europa Ligë. Po pres me padurim të nisë grumbullimi dhe të fillojmë përgatitjet për këtë kompeticion. Do të jenë dy përballje shumë të rëndësishme, të cilat unë do t’i cilësoja si dy finale për skuadrën tonë. Ne kemi treguar se në ndeshjet decizive, ku na është dashur të fitojmë, ia kemi arritur qëllimit. Të njëjtën do të bëjmë edhe kësaj radhe: do fitojmë dhe kualifikohemi për në fazën tjetër të Europa Ligës, pasi ky është objektivi ynë. Nuk do të kënaqemi vetëm me një paraqitje të mirë në Europë, sepse kjo nuk mjafton. Kemi ardhur deri këtu me meritën tonë dhe nuk kemi frikë të përballemi me cilindo kundërshtar që do të na rezervojë shorti, i cili do të hidhet më datë 26 qershor”. Hyshmeri duke vijuar më tej, theksoi se sezonin e ri Teuta do të synojë të dalë të paktën me një trofe, ku primar sipas tij do të jetë kampionati. “Sezonin e ardhshëm Teuta do të kthehet më e fortë sesa ishte këtë sezon. Ne zhvilluam një edicion të shkëlqyer në kampionatin që sapo u mbyll, ndërsa sezonin e ri do të kërkojmë akoma më shumë, duke pretenduar të fitojmë kampionatin. Mirëpo, rëndësi të veçantë do t’i japim edhe kupës, të cilën do kërkojmë ta bëjmë tonën. Është e vërtetë që sezonin e shkuar në kupë pësuam një disfatë, pasi u eliminuam dhe nuk mundëm të kalonim dot as grupin. Për një skuadër si Teuta, e cila është pretendente si në kampionat edhe në kupë, është e patolerueshme që skuadra të mos arrijë të kalojë as grupin. Gjithsesi, jam i bindur se sezoni i ardhshëm do të jetë krejt ndryshe dhe më i suksesshëm.”.

Previous articleDurrsaku Kreshnik Qato rikthehet në ring pas një viti mungesë
Next articleDosti: Teuta do të arrijë suksese në Evropë dhe në sezonin e ardhshëm