Home Horoskopi Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2022

Dashi

Në dashuri ka një farë ankthi dhe për më tepër, tensione më të mëdha mund të regjistrohen me ata që u përkasin shenjave si Binjakët, Shigjetari dhe Virgjëresha. Në punë angazhimi juaj do të shpërblehet, mos u dorëzoni!

Demi

Në dashuri diçka mund të marrë një kthesë të papritur, përpiquni të shmangni polemikat. Në punë, angazhimi juaj nuk do të kalojë pa u vënë re, gjërat janë më mirë se në të kaluarën.

Binjakët

Ju mund të gjeni një qetësi të çmuar në dashuri. Në punë, megjithatë, mos krijoni polemika dhe shfrytëzoni aftësitë tuaja diplomatike.

Gaforrja

Në dashuri duhet të bëni kompromis, përndryshe rrezikoni të përballeni me pasoja mjaft të rënda. Po ashtu, edhe në punë ka pak siklet, veçanërisht nëse keni mbyllur së fundmi një bashkëpunim.

Luani

Në dashuri takimet e reja do të jenë të rëndësishme. Nëse jeni prej kohësh në çift mund të legalizoni një dashuri. Në punë, nga ana tjetër, mundësitë për rritje janë në rrugë e sipër.

Virgjëresha

Në dashuri, tensionet e vogla me Binjakët dhe Shigjetarin, nuk ushqejnë polemika të frutshme. Në punë, ka një erë lajmesh të reja, javët e ardhshme do të jenë të rëndësishme.

Peshorja

Në dashuri, nëse duhet t’i thoni diçka partnerit/es tuaj, mos e vononi, sinqeriteti gjithmonë vlerësohet në kohë. Në punë, nga ana tjetër, duhet të rregulloni gjërat për drejtimin që duhet të ndiqni gjatë muajve të ardhshëm.

Akrepi

Në dashuri ka një rikuperim të mirë, yjet janë në anën tuaj. Nga ana tjetër në punë duhet të përqendroheni se cilat janë prioritetet tuaja dhe në cilën anë dëshironi të shkoni, vetëm në këtë mënyrë synimet do t’i arrini deri në fund.

Shigjetari

Në dashuri, nëse jeni të interesuar për një person, përfitoni nga rasti për të organizuar diçka të bukur. Në punë, nga ana tjetër, terreni rikuperohet, janë sidomos të favorizuar profesionistët e lirë.

Bricjap

Në dashuri, Hëna e kundërt krijon tensione të vogla, përpiquni të qëndroni të qetë. Në nivel profesional, megjithatë, ju duhet të riorganizoni mirë punët që keni në dorë.

Ujori

Ditë pozitive për ndjenjat, do të bllokohet çdo siklet që mund të lindë deri në mbrëmje. Në punë, nga ana tjetër, keni një axhendë të plotë, por mos u jepni i tëri.

Peshqit

Në dashuri, dita fillon me një avantazh shtesë sepse do të rrisni intuitën e të parit të gjërave. Ndërsa në punë angazhimi juaj do të shpërblehet dhe kënaqësitë nuk do të vonojnë.