Ditën e sotme në ambientet e “Teatrit Aleksandër Moisiu në Durrës” u mbajtën homazhet për figurën e shquar Gjergj Vlashi. Regjisori dhe shkrimtari Gjergj Vlashi mbylli sytë më datë 4 tetor 2020 duke lënë pas gjurmë dhe kontribut të padiskutueshëm në jetën kulturore durrsake. Të pranishëm në homazhe ishin familjarë, kolegë, miq si edhe qytetarë që i dhanë lamtumirën e fundit Gjergj Vlashit.