Home Sport Hodo: Me krutanët test i vështirë

Hodo: Me krutanët test i vështirë

teutaMesfushori i Teutës, Bledar Hodo, i cili u ndeshkua me kartonin kuq në ndeshjen ndaj Flamurtarit, shprehet optimist se ekipi durrsak do arrijë të mundë Kastriotin edhe pse ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës në këtë sfidë. Hodo ka qenë pjesë e Tomorrit në fazën e parë të kampionatit , por në fazën e dytë ai u rikthye në Durrës te skuadra bregdetare. Mesfushori i Teutës u shpreh:“Përsa i përket ndeshjes ndaj Flamurtarit, them se ishte një transfertë e vështirë, e cila kërkonte përqëndrim maksimal. Për mua personalisht ishte një ndeshje që tregoi vlerat e vërteta të skuadrave në fushë dhe se cila e meriton vendin e dytë në klasifikim. Përsa i takon ndeshjes së ardhshme, besoj se do të jetë një takim i vështirë, pasi Teuta edhe Kastrioti do të kërkojnë të marrin maksimumin në fushë për vetë objektivat që kanë në kampionat. Kam besim tek çunat se ata do të tregojnë edhe njëherë tjetër shpirtin e lartë të garës ndaj krutanëve. Ne e vlerësojmë maksimalisht skuadrën e Kastriotit, pasi ata kanë vërtet një skuadër për t’u admiruar dhe një grup lojtarësh të shkëlqyer siç janë, Hysa, Fataki, Turdiu e të tjerë, që besoj se do të bëjnë diferencën në fushë. Pra do na duhet të përballemi me një ekip të fortë dhe që ka lojtarë shumë të mirë, por ne nuk jemi në kushtet për t’i zgjedhur kundërshtarët, kështu që duhet të mposhtim atë që të na dalë përpara. Skuadra është mjaft e motivuar dhe do të japë më të mirën. Personalisht jam i bindur se do të fitojmë ndaj Kastriotit dhe do ta ruajmë deri në fund vendin e dytë. Jemi në gjendje të mirë dhe e vetmja gjë është të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund” u shpreh Hodo. Teuta arriti të merrte një pikë të çmuar në Vlorë, ku i mjaftoi goli i Xhafaj për të marrë atë që duhej në atë sfidë.

 

Previous articleDaniel Xhafaj pranë rekordit të golave
Next articleMatish Gjeluci, mjeshtri i fjalës, i penës dhe miku i të gjithëve!