Home Aktualitet Hidhërim dhe revoltë / Inxh. Tivari zbuloi falsfikimin: 210 litra ujë në...

Hidhërim dhe revoltë / Inxh. Tivari zbuloi falsfikimin: 210 litra ujë në 2 000 litra qumësht me një aparat që nuk e ka AKU-ja (!)

Nga Thanas Mustaqi

Miku im, inxhinieri Nazif Tivarii, administrator i fabrikës “Mozzarella Italia” Shkallnuer, më mori në telefon në gjendje tejet të rënduar dhe nuk po vendoste nëse duhej ta ndante shqetësimin e tij në rrjetet sociale, pasi i vinte turp nga lotët që kishte derdhur. Por ai postoi këtë status:
“Sot [5 shtator 2019] u kthyen mbrapsht nga qendra e grumbullimit 2 000 litra qumësht.
Qumështi kishte 210 litra ujë i shtuar, ishte i falsifikuar”, shkruan inxh. Tivari, i cili e verifikoi në laboratorin e tij me krioskop (në foto) – aparat i posaçëm që nxjerr përqindjen e ujit të shtuar në qumësht [kushton 2 000-3 000 euro, që nuk e kanë ose qëndrojnë “defekt” në laboratorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit!].
Inxh. Tivari shton në FB: “U shqetësova shumë duke dalë komplet jashtë karakterit tim duke bërtitur, por edhe lot me dilnin nga ngashërimi.
Pse ky vendi im kështu? Pse shtojnë uje e kripë për të falsifikuar qumështin?
E vuaj shumë. Jo për mua 45 vjet me industrinë e përpunimit të qumështit. Por përse, ku kam qenë jashtë shtetit, emigrant, në fermat, as bëhej fjalë jo për ujin, kripën, por flitej shumë se çfarë ushqimi i kanë dhëëe kafshës e rrezja e prodhimit të djathit të dalë sa më e lartë.
Po përpunuesi i qumështit punon për mbijetesë:
të përballojë importin që sjellin grosistët me djathëra të lira e shtesa,
të përballojë qumështin e falsifikuar nga fermerëet si ky rast,
apo të përballojë gjobat, si puna ime, 69 vjeç, e duhet të punoj deri në 75 vjeç, për të larë gjobat e një palo tatimori për dy fermerë.
A DUHET TË KETË NJË LIGJ PËR NDJEKJE PENALE PËR FALSIFIKATORËT E QUMËSHTIT ME UJË ?
Këtë e ka Bashkimi Evropian e duhet sa më shpejt të përgatitet edhe nga Ministria shqiptare e Bujqësisë. Edhe para viteve 90 ky ligj ishte, pavarësisht se nuk u zbatua asnjëherë. Po sot?”