Home Politike Heqja e barrikadave, Rama: Shfaqja pati të njëjtin fund

Heqja e barrikadave, Rama: Shfaqja pati të njëjtin fund

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në facebook në lidhje me heqjen e barrikadava.

Postimi i Plotë:

Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë! Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare! Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!

Previous articleSonila Meço: Shajeni me ç’i përmban pragu, atë që po iu përzë nga Shqipëria
Next articleBelinda Balluku: Akciza dhe taksat mbi karburantet nuk do të ndryshojnë