Home Sport Heqja e 15 pikëve, Max Allegri: Burrat qëndrojnë, synojmë Champions Leagu

Heqja e 15 pikëve, Max Allegri: Burrat qëndrojnë, synojmë Champions Leagu

Juventus dhe Atalanta luajnë nesër në 20:45 për javën e 19-të në Serie A. Para ndeshjes ka folur edhe trajneri i “Zonjës”, Max Allegri. Livornezi ka cekur edhe temën e heqjes së 15 pikëve për shkak të manovrave të dyshimta për bilancet financiare, duke thënë se burrat qëndrojnë në kushtet kur ekipi është jo mirë, teksa synohet zona Champions League.

“Unë jam trajneri i Juventusit dhe do të mbetem i tillë, vetëm nëse më largojnë. Ka disa momente në të cilat duket të jemi të përgjegjshëm për atë që jemi dhe atë që bëjmë, në vështirësi duhet treguar burrëri”, tha fillimisht trajneri për këtë çështje.

Më pas Allegri tregoi se skuadra e tij është 12 pikë larg Europës, duke karikuar ekipin para ndeshjes me Atalantën.

“Kur gjërat shkojnë mirë, të gjithë jemi të aftë, kur ka vështirësi është më shumë simuluese dhe kjo duhet të përfshijë të gjithë. Në kampionat, klasifikimi për momentin na thotë se jemi 12 pikë larg vendit të katërt. E përsërit, nesër kemi përballë Atalantën dhe është një përballje direkte, ndaj do të mundohemi që të bëjmë një ndeshje të bukur”, tha Allegri.

Previous articleDeklarata e Berishës për 14 majin/ Nazarko: Akt për heqje vëmendje, PS i ka të fituara zgjedhjet
Next articleSituata me COVID-19/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 13 infektime të reja në 24 orët e fundit