Home Aktualitet Hekurudha, Bashkitë e komunat duhet të shembin 237 kalesat e paligjshme

Hekurudha, Bashkitë e komunat duhet të shembin 237 kalesat e paligjshme

22517_hekurudha_shqiptare Nga Xhevo Gradica / Kalesat e paligjshme në linjën e hekurt në të gjithë vendin janë rikthyer në vëmendjen e drejtuesve kryesor të drejtorisë së përgjithshme të hekurudhave të Shqipërisë me seli në Durrës. Ndonëse inspektariati hekurudhor nuk ka reshtuar së vepruari për të nxitur qeverisjen vendore dhe njësitë e tjera për të vepruar, aksidentet hekurudhore nuk kanë munguar. Madje në jo pak raste janë bërë edhe problematike dhe me pasoja fatale për persona e familje. Njësite vendore dhe inspektoriati ndërtimor urbanistik janë fajësuar në mënyrë të përsëritur për mosndërhyrje në parandalimin e aksidentëve me pasoja të rënda, siç ishte aio i pak ditëve më parë në të cilën humbën jetën vëlla e motër në afërsi të Tiranës në kohën që mjeti tyre ishte fikur mbi shina në një rrugë pa tra ndalese. Drejtori i inspektimit hekurudhor Ahmet Allamani fill pas ngjarjes së rëndë ka bërë apel për të gjitha institucionet. “Në të gjithë vendin ka 237 kalesa të tilla”-është deklaruar kreu inspektimit hekurudhor. Nisur nga indiferentizmi që manifestojnë shumë bashki e komuna si dhe mosreagimi i inspektariatit ndërtimor, rreziku për të tjera aksidente është shumë i lartë. Allamani ka bërë të ditur se inspektoriati hekurudhor nuk ka fuqi për prishjen ose mbylljen e kalesave të paligjshme, pasi kjo është detyrë e inspektoriateve ndërtimore pranë njësive vendore. Ndonëse aksidentet që ndodhin si pasojë e përplasjes së trenave me automjeteve të ndryshem janë në rritje, masat duket se janë të njëjta. E vetmja zonë që tashmë ka dalë nga rreziku i aksidentëve të tilla është ajo e Shkëmbit të Kavajës. Pas ndërtimit të rrugës së re, është bërë e mundur që të mos ketë më mundësi për kalimin e automjeteve sipër linjës hekurudhore. Numri kalesa të cilat duhet detyrimisht të shemben ndryshon herë pah here. Sapo inspektariati hekurdhor del në terren për të riidentifikuar kalesat e paligjshme, një pjesë e tyre mbyllen për t’u rihapur më pas. Jo pak reagime deri edhe akuza kanë ardhur në adresë të qeverisjes vendore edhe nga drejtori përgjitshhëm i hekurudhave Zamir Ramadani. Ai është shprehur se njesitë vendore dhe inspektoriatet që janë përgjegjës për prishjen e kalimeve të paligjshme dhe ndërtesave afër brezit hekurudhor nuk po veprojnë. “Ka një numër të madh shkresash që dërgohen drejt komunave dhe bashkive që kanë në administrim linjën heku-rudhore për prishjen e kalimeve të paligjshme, ndërsa aksidentet e shumta shpesh edhe me pasoja tragjike, nuk duket se po shmangen nga kjo neglizhencë”,-është deklaruar Ramadani. Drejtori i përgjithshëm i hekurudhave ka shtuar se sipas kodit hekurudhor ndërtimet më të afërta me linjën hekurudhore duhet të jenë jo më pak se 25 metër. Në të gjithë linjën hekurudhore të vendit tonë me gjatësi 420 km drejtoria e hekurudhave ka evidentuar një numër prej afro 240 ndërprerje të paligjshme të udhës së hekurt. Këtij numri i shtohen edhe shtëpi, lokale, garazhe, stalla, lavazhe, parkingje të gjitha të ndërtuara vetëm pak pëllëmbë larg nga skarpatat. Banorët edhe në rastet e shembjeve, riaktivizojnë ndërtimet duke sfiduar forcën e pushtetit lokal. Reagimet kanë ardhur edhe nga dega linjave hekurudhore. Konkretisht kryetari i degës së linjave në drejtorinë e hekurudhës  sh.a ka thënë se ndërhyrjet e paligjshme kanë vënë në vështirësi mashinistët, pasi veç faktit se ata janë bërë dëshmitar, u është dashur edhe të sorollaten në dyert e gjykatës deri në përfundimin e procesve penale të nisura në rastet e aksidenteve. Në të gjithë vijën hekurudhore nga Veriu në Jug të vendit numërohen plot 127 kalesa të ligjshme të cilat janë në vendet urbane apo pranë vendeve urbane. Nisur nga sa është deklaruar nga SHH mësohet se 62 kalesa të ligjshme nuk kanë punonjës shërbimi për të ulur e për të ngritur traun në kohën e kalimit të trenave të udhëtarëve dhe të mallrave. Në mesin e kalesave të tilla të paruajtuara janë edhe nyjet problematike në Durrës, Tiranë, Laç, Shkodër, Bajzë, Fier dhe Elbasan. Fakti ka të bëjë me mungesën e fondeve pasi në kalesat të tilla kërkohet jo vetëm fondi i pagave për të gjitha shërbimet në 24 orë por edhe investime në kabina dhe shërbime të tjera në infrastukturë.

Previous articleDhe një krim tjetër nga serbët për në gjyqin e Hagës!…
Next articleXhaxhi militanti shkruan poemën e parë për Doklead Ademin