Home Kosova Hashim Thaçi nënshkruan largimin e Vlora Çitakut nga Uashingtoni

Hashim Thaçi nënshkruan largimin e Vlora Çitakut nga Uashingtoni

Presidenti Hashim Thaçi  ka nënshkruar dje dekretin për tërheqjen e bashkëpunëtores së tij shumëvjeçare, ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas pesë vjetëve shërbimi në Uashington, Vlora Çitaku do të kthehet përfundimisht në Kosovë. Kthimi i saj nisi me shkarkimin nga ish-kryediplomati Glauk Konjufca, që është nënshkruar nga Presidenti Thaçi. Sipas dekretit Presidenti Thaçi më 2 tetor ka urdhëruar largimin e ambasadores së deritanishme nga misioni në SHBA.

“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Uashington”, thuhet në dekretin e Presidentit. Çitaku do të qëndrojë në Uashington deri në emërimin e ambasadorin e ri. Ambasadorja në largim, në pesë vitet e fundit zakonisht komentohej për fjalimet e saj në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku përfaqësonte Kosovën.

Ujërat ne ambasadën e Kosovës në Amerikë u trazuan kur ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca mori vendim që ta shkarkonte Çitakun nga pozita që  mbante. Duke qenë i ditur rivaliteti i madh mes Vetëvendosjes që tashmë po udhëhiqte diplomacinë, me presidentin Thaci dhe njerëzit e tij, njoftimi i Konjufcës për largiimin e saj nga misioni diplomatik nxiti reagime. Ish-zyrtarja e lartë e PDK’së deklaroi atë kohë se do ta respektonte vendimin që vinte nga ministri Konjufca, dikur rival i saj.

“Ndonëse e kam të qartë se ligjërisht vetëm Presidenti i Kosovës ka të drejtë të emërojë dhe shkarkoj Ambasadorët e Republikës së Kosovës, mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar”, pati shkruar Çitaku në Facebook. Në atë reagim ambasadorja thoshte se nuk lejonte të ishte mjet për përplasje mes Qeverisë së Albin Kurtit me Presidentin Hashim Thaci.

“Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës”, kishte deklaruar ajo. Gjatë misionit të saj diplomatik, Çitaku është sulmuar disa herë për shkak të kaluarës së saj në PDK dhe raportit të ngushtë me Presidentin Thaçi. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e pati quajtur Vjosën “ambasadore të Thaçit” e jo të Kosovës.

SOURCEBulevard News
Previous articlePetrit Vasili mesazh indirekt përmes Rumanisë: Shembulli ekselent per Tao-n dhe Tao-t
Next article“Rama i shet miqtë e vetë, siç bëri me Tahirin”/ Lefter Maliqi flet hapur: Vetëm nëse Partia Socialiste do të drejtohej nga këta emra