Home Slideri Hasanbelliu: Do të luftojmë deri në fund

Hasanbelliu: Do të luftojmë deri në fund

hasanbelliu (1)Numri 1 i Teutës, presidenti Edmond Hasanbelliu, tha se skuadra e tij i ka mundësitë për të mbrojtur vendin e dytë, madje theksoi se do kërkohet edhe arritja e kryesuesve: “Shpresojmë të kryejmë një fazë të dytë, ashtu si e para. Synimet tona janë të mbajmë vendin e dytë, pse jo të surprizojmë dhe Skënderbeun, ashtu siç bëmë dhe një vit më parë, ku luftuam deri në ndeshjen e fundit ndaj tyre. Kuptohet, skuadra korçare është shumë lart nga skuadrat e tjera të Superligës, por ne do të tentojmë deri në fund të kampionatit, duke bërë lojën tonë”,,- u shpreh presidenti Hasanbelliu. Skuadra e Teutës po zhvillon një fazë përgatitore të qetë, nisur kjo dhe nga pozitat që ajo ka në klasifikimin e përgjithshëm në Superligë. Pas goditjes në merkato me firmosjen e sulmuesit kosovar, Vedat Murriqi, drejtuesit janë në kërkim të një mesfushori, afrimi i të cilit do të përforconte skuadrën në synimet e saj që ka në fazën e dytë të kampionatit. “Kemi nënshkruar me sulmuesin Murriqi, lojtar që do të përforcojë fazën ofensive të skuadrës, por ardhja e këtij sulmuesi nuk e ka mbyllur merkaton tonë. Jemi në kërkim të një mesfushori, i cili do të kompletonte skuadrën tonë”, – tha presidenti i Tetës, Edmond Hasanbelliu. Sipas tij, ekipi ka nevojë, por alternativat e mundshme, të cilat duhet të alternohen dhe me ofertat e skuadrës. Teuta ka financa të caktuara për merkaton aktuale, të cilat do të ndikojnë në përzgjedhjen e alternativave të mundshme për skuadrën. Drejtuesit durrsakë po ndërtojnë një ekip, duke u bazuar te eksperienca e lojtarëve të vjetër dhe talenti i lojtarëve të rinj. Teuta u rendit në vendin e dytë në përfundimin e fazës së parë, 10 pikë larg vendit të parë, që mbahet nga Skënderbeu. Ajo ka lënë pas skuadrën e Tiranës, Bylisit dhe Kukësit. Edhe në sezonin e kaluar, Teuta ishte tetë pikë larg skuadrës korçare në nisjen e fazës së dytë, por në javët e fundit ajo jo vetën që arriti të afrohej më kreun, por kishte mundësi reale për të fituar kampionatin, i cili u zgjidh vetëm në javën e fundit. Këtë sezon, Teuta ka kryer ndeshje me ulje-ngritje, kjo si pasoje e ndryshimeve të shumta, si në staf ashtu edhe në skuadër.

Previous articleMbahet sot takimi i radhës, Thaçi – Daçiç
Next articleParadokse të dipllomacisë së huaj