Home Sport Hans Joachim Watzk: Bayernin e mposhtim në finale

Hans Joachim Watzk: Bayernin e mposhtim në finale

Hans-Joachim-WatzkDrejtori i përgjithshëm i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka shfrytëzuar shortin për ta thumbuar homologun e tij te Bayern Munichu, Uli Hoeness, i cili kishte kërkuar Dortmundin në gjysmëfinale.

“Ne jemi të kënaqur me shortin. Më vjen keq që dëshira e Uli Hoeness për të luajtur ndaj nesh në gjysmëfinale nuk u realizua. Kërkuam kundërshtar të huaj në gjysmëfinale, Bayernin do ta mposhtim në finale”.

“Ndeshja e dytë nuk do të jetë vendimtare. Nëse luajmë mirë në ndeshjen e parë, atëherë do të kemi gjasa të mira për ndeshjen kthyese në Bernabeu. Tani e tutje nuk kemi çfarë të humbim”.

“Unë nuk mendoj se Reali do të jetë i frikësuar nga dy ndeshjet e luajtura ndaj nesh, por ata do të na respektojnë më shumë”, ka thënë Watzke.

Previous articleRexhepi: Nuk kishte pse të privatizohej PTK
Next articleJa pse i futa Vllasin dhe Bakallin në listë