Home Politike Habit Kryemadhi: Koha të shlyej mëkatet si politikane. Zoti është treguar bujar...

Habit Kryemadhi: Koha të shlyej mëkatet si politikane. Zoti është treguar bujar me mua dhe familjen time

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në këtë vigjilje krishtlindjesh ka një falenderim për Zotin që “është treguar bujar me të dhe familjen e saj”.

Por kryetarja e LSI-së premton se ka ardhur koha të “shlyejë mëkatet si politikane”, duke luftuar pafundësisht që të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë të kenë të njëjtat mundësi si fëmijët e saj, fëmijët e deputetëve apo biznesmenëve.

Nuk kam për ta harruar atë vajzën e inxhinierisë së ndërtimit që tha “për të blerë një fletë formati, mamaja ime duhet të punojë dhe të djersitet katër orë në serë duke punuar, është e tmerrshme”, prandaj i lutem Zotit dhe e falenderoj se ka qenë shumë bujar me mua dhe familjen time.

Por që të shlyej mëkatet e mija si politikane duhet të bëj gjënë kryesore që të luftoj pafundësisht për këta fëmijë, për këta studentë të cilët nuk kanë mundësitë që kaën fëmijët e mi, apo fëmijët e deputetëve apo të biznesmenëve”, deklaroi Kryemadhi.

Previous articleBasha që po “qan” për studentët e sotëm, zhduk nga PD grupimin “Studentët e Dhjetorit ‘90”
Next articleSPAK dhe studentët do kryqëzojnë Ramën-Berishën-Metën-Bashën