Home Sport Guardiola konfirmon mungesën e madhe në prag të sfidës me Liverpoolin

Guardiola konfirmon mungesën e madhe në prag të sfidës me Liverpoolin

Trajneri i Manchester City Pep Guardiola foli në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e sotme, në prag të sfidës ndaj Liverpool, sfidë e cila do të zhvillohet mesditën e nesërme në orën 13:30.

Kreu spanjoll i pankinës së “qytetarëve” foli për rikuperimin e “bomberit” të City-t, Erling Haaland, i cili ende nuk dihet nëse do të luajë ditën e nesërme apo jo.

Gjithashtu në fjalën e tij, tekniku Guardiola foli edhe për mungesën 2-3 javorshe të Phil Foden, me këtë të fundit që do të operojë apandesitit.

“Haaland është duke u rikuperuar dhe do të shohim se si ndihet në seancën e fundit stërvitore, ndërsa, Foden do të jetë i padisponueshëm për dy-tre javë, të shohim si do të shërohet pas operacionit të apandesitit”,- u shpreh Guardiola.

Previous article“Rreziku i radhës për njerëzimin”, vetëvritet babai i dy fëmijëve pasi foli me Inteligjencën Artificiale
Next articleRrëfimi i rrallë i Vasil Rucit: Si na zhveshën në kufi pas ndeshjes në Beograd dhe çfarë ndodhi në përballjet me Barcelonën