Home Maqedonia Gruevski i drejtohet sonte Asamblesë së OKB-së

Gruevski i drejtohet sonte Asamblesë së OKB-së

gruevski

Kryeministri Nikola Gruevski do t’i drejtohet sot Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Fjalimi do të mbahet në orët e mbrëmjes, me kohën tonë.

Njohësit e rrethanave parashohin Gruevski të ndalet gjatë fjalimit të tij tek kontesti i emrit dhe mosrespektimi nga ana e Greqisë i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Të shtunën, ndërkaq, Gruevski është planifikuar të takohet me Sekretarin e OKB-së, Ban Ki-mun.

Asamblesë së Përgjithshme pritet t’i drejtohet sot edhe ministri i Jashtëm, Nikola Poposki.