Home Bota Grevat e pensioneve paralizojnë Francën

Grevat e pensioneve paralizojnë Francën

Protestat në jo më pak se 300 qytete në të gjithë Francën me një pjesëmarrje të fortë të demonstruesve të cilët protestojnë kundër reformës së pensioneve të Macron, e cila rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Sindikatat presin dy milionë njerëz në rrugë.

Rreth 30% e stafit të mësuesve të shkollave franceze i janë bashkuar grevës kundër reformës së pensioneve, por sindikatat,  në atë që po formohet si beteja e zakonshme e figurave me qeverinë flasin për 60%.

Sindikata e gjimnazistëve flet për 400 shkolla të mesme të “mobilizuara” dhe 250 të bllokuara në vend, numri më i lartë që nga fillimi i protestave në janar.

Mobilizimet dhe madje edhe përplasjet kanë nisur tashmë sonte, me bllokime rrugësh në shumë rrugë provinciale si në ditët e “jelekëve të verdhë”, sindikatat po luajnë “të gjitha” për të përkulur vendosmërinë e presidentit dhe kryeministres franceze Elisabeth Borne.

‘’Qeveria të tërheqë projektin e saj.  Ky ka qenë qëllimi ynë që nga 19 janari. Përgjegjësia i takon vetëm qeverisë. Ne nuk mund të qëndrojmë të shurdhër ndaj lëvizjes sociale”,  këmbënguli sekretari i CGT, Philippe Martinez.   /os/

Previous articleA jeni në listë? Shenjat e horoskopit që duan të kthehen me ish-in vetëm për të kënaqur dëshirat seksuale…
Next articleShkoi i dehur në banesë, pas përleshjes 32-vjeçarja në Fier plagos me thikë partnerin, detajet