Home Rajoni Greqi/ Paketë e madhe ndihme për familjet e viktimave dhe të plagosurve

Greqi/ Paketë e madhe ndihme për familjet e viktimave dhe të plagosurve

Qeveria greke njoftoi të premten një paketë të gjerë ndihme për të mbështetur familjarët e viktimave, të plagosurve dhe pasagjerëve të trenit që u përfshi në aksidentin tragjik në Tempi mbrëmjen e 28 shkuttit.

Familjeve të viktimave do t’u sigurohet një pension mujore prej 1655 Euro, ndërsa borxhet ndaj bankave do fshihen.

Gjithashtu, një pjesëtari të familjes së viktimave i jepet e drejta e emërimit në sektorin publik. Nga kjo masë përfitojnë deri në shkallën e dytë të lidhjes.

Ndër të tjera, paketa e qeverisë parashikon për të afërmit e viktimave ndihmë juridike falas, nëse ata e dëshirojnë.

Për të plagosurit, do të mbulohen shpenzimet e shtrimit dhe rehabilitimit në të gjitha strukturat e sektorit publik dhe privat, si dhe shpenzimet e shkuarjes në strukturat rehabilituese jashtë vendit. Qeveria theksoi se dëmshpërblimet e saj do të jenë të pavarura ngaqë është e detyruar t’i japë kompania hekurudhore HellenicTrain.

Për aksidentin tragjik me 57 viktima, disa herë kryeministri Qirjako Mitsotakis kërkoi ndjesë publike, ndërsa është premtuar investim masiv në rrjetin hekurudhor.

“Nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas një sërë gabimesh njerëzore. Ne të gjithë jemi fajtorë dhe duhet ta pranojmë me guxim. Nga qeveritë dhe administratat që për vite me radhë e kthyen një projekt vendimtar në një detyrë sizifiane”.

Punonjësit e hekurudhave thonë se për aksidentin duhet të fajësohen vitet e neglizhencës, investimet e pamjaftueshme dhe mungesa e personelit./Klan News

Previous article“Arsimi s’ka mbështetjen e duhur, fëmijët po largohen nga shkollat”, Meta: Shqiptarët të vetmit në rajon që ikin me gomone drejt Britanisë
Next articleDurrës/ U kërkonte nga 4000-6000 mijë euro për legalizim të banesave, arrestohet sekseri