Home Slideri Godina greke paralizon investimin prej 160 milion lekë

Godina greke paralizon investimin prej 160 milion lekë

apdNga Xhevo Gradica /  Ngadalësohen punimet për rrugën hyrëse e automjeteve në portin e Durrësit. Shkak për këtë gjë është bërë prania e një objekti që ka detyruar firmën të presë një zgjidhje nga institucionet e shtetit. Autoriteti portual e ka lënë në heshtje këtë gjë dhe për pasojë punimet janë ndërprerë herë pas here. Në bazë të kontratës së lidhur meës portit dhe firmës zbatuese të projektit punimet duhej të mbylleshin në fillim të muajit maj, por realisht shumë zëra kanë mbetur pezull. Investimi është 159 milion lekë dhe konkretizimi tij është kushtëzuar nga obejekti që i përket një kompanie të huaj. Godina është në pronësi të një kompanie greke e cila pati nënshkruar marrëveshjen me palën shqiptarë gjatë kohës së qeverisjes nga Fatos Nano lidhur me importin e naftës. Rruga përshkon zonën kur pak vite më parë kanë qenë të vendosura tankera dhe depozita të mëdha të kompanive VIP të importit të naftës e gazit. Ashtu si dhe për rastet e tjera palët kanë përfshirë në kontratë dhe marrëveshje edhe objektin. Pas transferimit të portit të karburanteve për në veri të qytetit, pranë Porto Romanos, shumë godina në afërsi të Urës së Dajlanit dhe brenda rrethimit të portit, u shembën, kurse të tjera vazdhojnë të qëndrojnë të paprekuara për shkak të marrëveshjeve. Porti Durrësit nuk ka marrë asnjë lloj hapi për të gjetur zgjidhje dhe kjo ka vënë në kushte të pafavorshme firmën zbatuese të projektit. Shpronësimet në këtë pjesë ku shtrihet investimi i ri për rrugën ka sjellë vonesa të konsideruara. Traseja e rrugës me gjatësi 740 metra dhe gjërësi 19 metra ka përfunduar tërësisht, ndërsa procesi i mbylljes zvarritet vetëm për shkak të ndërtesës së kompanisë greke. Forma ka treguar kujdesin e duhur në drejtim të shtrimit të punimeve inxhinierike, në sistemin e kanalizimeve, spostimin e kabllove dhe sistemin e ndriçimit. Porta e hyrje-daljes së automjeteve në pjesën juglindore të portit, poshtë këmbëve të Urës së Dajlanit, do të ketë gjerësinë 19 metra të rrugës. Ajo do t’i shërbejë kontrollit elektronik të automjeteve dhe sipas projektit po ndërtohet rreth 100 metra larg hyrjes ekzistuese, brenda territorit portual. Porta nr 4 do të jetë moderne dhe e pajisur sipas të gjitha standarteve portuale evropiane. Sipërfaqja e përgjitshhme e punimesh është 27 mijë metër katrore dhe projekti parashikon ndërtimin e një sheshi prej 5500 metra katrore për të gjithë automjetet që nuk kanë prenotuar më parë udhëtimin me traget. Rruga e re që mbërrin pranë terminalit të trageteve do të ketë 6 korsi dhe do të jetë e ndarë në dy kahe të lëvizjes së automjeteve. Por gjithëçka ka ngecur në vend, ngase porti dhe ministria e linjës nuk kanë marrë asnjë hap për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Një sërë apelimesh me shkrim janë drejtuar nga firma për të nxitur qeverinë dhe portin të kërkojë kompromise dhe të gjejë zgjidhje lidhur me prishjen e objektit. Godina ka mbetur tani në mes të rrugës duke penguar qartësisht ecurinë e mëtejshme. Nëse objekti nuk do të rrafshohet sa më parë, atëherë edhe investimi që është bërë deri tani do të shkojë më kot.

Previous articleFadromisti i ujësjellësit bën punën e kryeinxhinierit, përgjegjësit dhe teknikut
Next articleKinë: 31 viktima nga virusi H7N9