Home Kronika Gjyshi i 3-vjeçarit: Nipi mund të ketë rënë nga shkallët dhe nuk...

Gjyshi i 3-vjeçarit: Nipi mund të ketë rënë nga shkallët dhe nuk është mbytur

Gjyshi i 3-vjeçarit i cili humbi jetën në mënyrë ende të paqartë në ambientet e kopshtit ku ai shkonte në qytetin e Fierit, u shpreh se kanë dyshime se nipi mund të jetë rrëzuar nga shkallët.

Duke folur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Fierit, ku së bashku me të afërmit e tjerë kishin dalë për të kërkuar drejtësi për nipin e vogël, gjyshi u shpreh se nuk e besojnë variantin e dhënë nga pronarët e kopshtit dhe as nga grupi hetimor deri më tani, ndërsa ka kërkuar hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Nuk mund të jetë ashtu sikurse thonë ata. O ka rënë nëpër shkallë, o Zoti lart e di.”, u shpreh gjyshi i 3-vjeçarit.