Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjyqin ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji, që do të zhvillohet ditën e nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë ky gjyq është një proces i mirëfilltë stalinist.
Në reagimin e tij, Berisha thotë se denoncimi i deputetit Salianji “detyroi Fatmir Xhafajn të shpëtojë vëllain nga hetimi për trafiqet qe drejtonte nga Vlora ta dorëzoje ate me procedure te rrufeshme ne Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai”.
“Dënoj me ashpersine me te madhe procesin e montuar politik stalinist te klanit Xhafa kundër deputetit Salianji dhe i bej thirrje Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Europes, Parlamentit Europian, Unionit Parlamentar Ndërkombëtare, Asamblesë Parlamentare te OSBE te ndërhyjnë kundër ketij procesi te turpshem politik te klaneve te droges me pushtet qe duan te denojne deputetin Salianji si hakmarrje per denoncimin e tij te guximshem.
Miq, deputeti Ervin Salianji del neser para gjyqit ne nje proces te mirefillte stalinist. Ai shkon ne babalen e te akuzuarit sepse denoncoi Geron-Agron Xhafen te denuar 7 vjet si kryetar i rrjetit te trafikut te droges te Bolonjes me Venezuelen dhe i kerkuar.
Denoncimi i deputetit Salianji detyroi Fatmirin per te shpetuar vellain nga hetimi per trafiqet qe drejtonte nga Vlora ta dorezoje ate me procedure te rrufeshme ne Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai.
Akuzat kunder tij u montuan nga deshmitare te rreme, nga bashkepuntore te ngushte te krimit ne krye te policise Ardi Veliu, Albert Nushi dhe Andon Marko me ndihmen e trafikantve ne Sherbimin informativ.
Denoj me ashpersine me te madhe procesin e montuar politik stalinist te klanit Xhafa kunder deputetit Salianji dhe i bej thirrje Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Parlamentit Europian, Unionit Parlamentar Nderkombetar, Asamblese Parlamentare te OSBE te nderhyjne kunder ketij procesi te turpshem politik te klaneve te droges me pushtet qe duan te denojne deputetin Salianji si hakmarrje per denoncimin e tij te guximshem., u shpreh Berisha!