Home Kosova Gjykatat paralele nuk marrin më lëndë

Gjykatat paralele nuk marrin më lëndë

largea_padi1372754922Serbët që jetojnë në territorin e Kosovës nga dita e martë nuk mund të bëjnë padi dhe të presin që ato do të shqyrtohen ndonjëherë nga gjykatat e Serbisë që deri tani kanë funksionuar pa problem në territorin e Kosovës.
Kjo pasi Qeveria në Serbi ka marrë vendim në bazë të marrëveshjes së Brukselit, që ta ndërpresë pranimin e lëndëve të reja në gjykatat në veri. Zv/kryeministrja Edita Tahiri këtë hap të Serbisë e sheh si fillim të mbarë për shuarjen e gjykatave paralele të Serbisë në Kosovë.
Tahiri ka konfirmuar të hënën për Tribunën se delegacioni i Serbisë i ka njoftuar në Bruksel për marrjen e këtij vendimi nga ana e shtetit serb.