Home Aktualitet Gjendet i vdekur brenda “shtëpisë së barit” një shqiptar në Spanjë, policia...

Gjendet i vdekur brenda “shtëpisë së barit” një shqiptar në Spanjë, policia zbardh detajet

Autoritetet spanjolle janë duke hetuar vdekjen e një shqiptari i cili u gjet i pajetë brenda një plantacioni kanabisi në Mont-roig del Camp, pranë Katalunjës.

Sipas mediave vendase autoritetet besojnë se shqiptari ishte përgjegjës për bimët e kanabisit, pranë të cilave u gjet i vdekur, i rrethuar nga një pellg gjaku dhe me një tub gazi në gojë.

Sipas mediave spanjolle duke qenë se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ekspertët mjeko-ligjorë e kanë trajtuar vdekjen e tij si vetëvrasje deri më tani, por kanë lënë të hapur mundësitë duke vijuar hetimin e rrethanave.

Gjithashtu bëhet me dije se në shtëpinë ku ndodhej plantacioni i kanabisit nuk janë gjetur bimët e prera, por vetëm mbetjet e tyre.

Previous articleFatos Klosi rrëfehet si asnjëherë më parë: Si donte të më arrestonte Pandeli Majko për dy snajpera që do i shkonin UÇK-së
Next articleIsh-presidenti Carter nën mbikëqyrje mjekësore në shtëpinë e tij në Xhorxhia