Home Kosova Gjendet arma me të cilën u vra 23-vjeçari në Kosovë

Gjendet arma me të cilën u vra 23-vjeçari në Kosovë

Është gjetur arma e zjarrit me të cilën është vrarë 23-vjeçari Fazlli Hoxha dy ditë më parë në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me armën, janë gjetur edhe tri gëzhoja dhe një fishek.

“Fsh. Volljakë, Klinë 28.04.2022 – 20:40. Lidhur me rastin, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila është përdorur në kryerjen e veprës në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja dhe 1 fishek. Rasti është duke u hetuar,”- thuhet në raport.

Të arrestuarit në lidhje me këtë rast janë: Agron Gashi, Ardit Gashi, Nderim Gashi dhe Bahri Gashi. Personi që ka qëlluar me armë dyshohet se është Agron Gashi nga fshati Sferkë i Malishevës. Vrasja mendohet se nisi pas një përleshjeje fizike që kishte pasur viktima me njërin nga të arrestuarit kohë më parë në Itali.