Home Rajoni Gjenden të varur dy efektivë policie, dalin detajet tronditëse

Gjenden të varur dy efektivë policie, dalin detajet tronditëse

Një triller po zhvillohet orët e fundit në Lasithi të Kretës, teksa dy efektivë policie janë gjetur të varur.

Bëhet fjalë për dy burra të së njëjtës moshë – 35 vjeç – të cilët u gjetën të varur, njëri në një ullishte dhe i dyti në derën e shtëpisë së tij, sipas cretalive.gr.

Dy policët shërbenin në komisariate të ndryshme, njëri në Kretë dhe tjetri në Atikë.

Ngjarja është një mister i madh dhe nuk dihet nëse janë të lidhura me njëra-tjetrën, teksa policia po këqyr vendet e ngjarjes.

Previous articleAnaliza taktike e Arrigo Sacchit në “Gazzetta dello Sport”: Ja si Interi mund t’i përmbysë parashikimet dhe t’i bëjë ballë furisë së Guardiolës
Next articleDeputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi: Kauzat do ta fundosin Albin Kurtin