Home Politike Gjekmarkaj ironizon zgjedhjet për kreun e PD: Ajo qerrateshë Amerikë po mundet...

Gjekmarkaj ironizon zgjedhjet për kreun e PD: Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie. Në një postim në “Twitter” Gjekmarkaj shkruan se revolucioni që marshon po jep sihariqe dhe se ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet.

“Revolucioni që marshon’ po jep sihariqe! Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet dhe deri në darkë fitoret e tij do të thellohen. Bana dhe Tritua janë zgalemet e epokës së re. Tirania po dridhet anëembanë!”, shkruan Gjekmarkaj.