Home Aktualitet Gazetari jep detaje, tregon çfarë po ndodh në spitalet COVID: Ambulancat vijnë...

Gazetari jep detaje, tregon çfarë po ndodh në spitalet COVID: Ambulancat vijnë vetëm kur ka…

Gazetari Erjon Skëndaj deklaroi se që prej mëngjesit deri në mesditë, në spitalin Infektiv janë paraqitur 9 autoambulanca.

Por duke iu referuar burimeve brenda spitalit, Skëndaj tha se gjithçka varet nga numri i shtretërve të lirë dhe se ambulancat vijnë kur ka vende bosh. Po ashtu Skëndaj pohoi se sot nga COVID1 ka pasur 4 dalje pacientësh, ku 3 i janë referuar spitaleve të tjera për rikuperim. Ndër të tjera gazetari tha se aktualisht vëmendje e madhe po i kushtohet spitaleve rajonale që trajtojnë të sëmurë me koronavirus, pasi në Tiranë mbërrin i gjithë fluksi.

SOURCEBulevard News
Previous articleAnaliza e orientimit të votës: Krahasimi i sondazheve të Zogby në 2009 dhe të IPSOS sot
Next articleKeni bërë plane për këtë fundjavë? Sinoptikanët tregojnë si do jetë moti gjatë ditës së diel