Home Politike Fytyra e Macron mbulon Akademinë e Arteve/ Rama: Urime për fitoren, të...

Fytyra e Macron mbulon Akademinë e Arteve/ Rama: Urime për fitoren, të pres në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka uruar Emmanuel Macron pasi exit pollet e nxorrën fitues dhe i dhanë mandatin e dytë si President. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se uron që shumë shpejt Macron të vizitojë Shqipërinë. Kjo do të ishte dhe vizita e parë e një kreu të shtetit francez në vendin tonë. Krah postimit, ai ka publikuar dhe një foto ku shihet se fytyra e Macron ka mbuluar Akademinë e Arteve.

“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilët uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vend,“- shkruan Rama.

Previous articlePullumb Agalliu: Një teatër kombëtar mbahet me vepra shqiptare, jo me mbrëmje koncertale, kemi muzikë dinjitoze që po harrohet
Next articleBombardimet ruse, ekspertët amerikanë japin paralajmërimin e fortë: Një sulm i papritur…