Dega e PD në Durrës nëpërmjet administratës së saj, kuptohet nën drejtimin e “mjeshtrit” Ferdinand Xhaferraj, i ka tejkaluar këtë radhë gafat duke krijuar situate qesharake po dhe skandali për një parti që kërkon të vijë në pushtet. Në fakt ka qenë një komunikim i rëndomtë i stafit të gazetës Bulevard për të marrë kontakte me kandidatët me qëllim ndjekjen e aktivitetit të tyre po edhe intervistimit.
Me një kërkesë gazetarët i janë kërkuar të gjithë numrat e telefonit të kandidatëve dhe përgjigja ka qenë spektakolare e denjë vetëm për stafin që mund të drejtojë Ferdinand Xhaferraj. Në telefonat e gazetarëve në vend të numrave të kandidatëve kanë mbërritur ato të gazetarëve të Durrësit, madje edhe numri i telefonit të zotit Gradica që kishte bërë kërkesën. Por çudia nuk mbetet deri këtu. Nga një kontakt i botuesit të bulevardit Xhaferraj bën përsëri rolin e tij të zakonshëm.
Ndërsa numrat vijnë me porosinë e tij, ai vetë nuk pranon që e ka dhënë një porosi të tillë por e justifikon se “ka ardhë një sekretare e re”. Gjithsesi Bulevard me gjithë dashamirësinë dhe interesimin është bojkotuar nga PD e Durrësit dhe kjo me sa duket është strategjia e “luftës së klasave”e partisë evropiane që po vjen në pushtet.
Biseda e plotë me zotin Xhaferraj
Arturi: Fredo si të kam a je mirë?
Fredi: Mirë ja kështu fushatë mo..
Arturi: Po mirë na keni bërë dalje kështu, na keni bojkotuar si media që të paktën ta themi publikisht
Fredi: Kush të ka bo dalje ty o burrë. Çdo gjë mund ta boj dalje po jo ty…
Arturi: Po çfarë të them unë. Gazetari ju kërkon numrat e kandidatëve të PD, ju i dërgoni numrat e gazetarëve të Durrësit. Talleni me ne ju…
Fredi: Unë të kam duruar në ditë më të vështira ty jo tani..
Arturi: Po edhe unë të kam duruar në ditë të vështira se ja fute për Itali dhe e le PD…se ti ke ik e ke ardhë disa here, po punë për ty…
Fredi: Jo jo…
Arturi: O Fredi unë për flas për një biznes që është privat, buka e fëmijëve. Ju keni ndërmend të bashkëpunoni apo jo?
Fredi: I thashë ati çunit tat po ai nuk më erdhi
Arturi: O Fredi, unë nuk kam çun njëherë, as tunë as ti, …
Fredi: Po më ke dhënë numrin e një gazetari…
Arturi: Po nuk të kam dhënë numër gazetari. Të kam dhënë numrin e Xhevos dhe të ka shkruar disa herë. Personi është operatori. Po nuk i përgjigjesh
Fredi: Jo Xhevos jo se atij i kam thënë hajde në darkë po ai nuk erdhi…
Arturi: Po ti flet sikur e ke dashnore Xhevon. Nuk është komunikim ky!
Fredi: Po jemi në fushatë….
Arturi: O Fredi se na ka ndodh një tjetër incident sot përsëri…se ti je i përkrym për të bërë incidente për ditë …Xhevo i ka dërguar sekretares sot kërkesë për numrin e kandidatëve të PD në qarkun e Durrësit dhe sekretarja i dërgon numrat e celularëve të gazetarëve…
Fredi: Nuk e di kush gazetare ja ka dërguar
Arturi: përse nuk e di ti kë ke sekretare?
Fredi: Po do jetë ndonjë e re aty..
Arturi: Fredo është më e ndershme të thuash nuk do të bëhem pjesë e fushatës te Bulevardi dhe ik mos na e ç….o Turo
Fredi: Nuk është në natyrën time kjo…
Arturi: Po është më e ndershme kështu se sa kjo që po bën ti duke u sjellë kështu me ne…të kërkojmë numër kandidatësh na jep numër gazetarësh. Më ke dërguar edhe numrin tim!
Fredi: I thuaj Xhevos nesër ora 4 le të vijë dhe e bëjmë intervistën….
(intervista nuk është bërë pasi edhe nesër ishte në fushatë po nuk e dinte një ditë më parë. Pas dhjetë minutash në telefonin e gazetarit kanë ardh të gjithë numrat e kandidatëve)