Home Kosova Fule: Marrëveshja Prishtinë – Beograd do t’i hapte rrugën MSA-së

Fule: Marrëveshja Prishtinë – Beograd do t’i hapte rrugën MSA-së

largea_fule-ks1363689227Përparimet në dialogun politik do të jenë të rëndësishme për procesin e integrimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, ka thënë komisionari për zgjerim i BE-së, Stephan Fule. Këto komente, Fule i bëri në Prishtinë pas një takimi të përbashkët që zhvilloi me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

Fule tha se pret dialogu Prishtinë – Beograd të jap rezultate konkrete në mënyrë që më pas Brukseli të marr qëndrime pozitive në lidhje me aspiratat e të dyja vendeve drejt integrimeve. Fule me këtë rast ka përshëndetur edhe disa përparime të Kosovës në fushën e integrimeve, që kanë të bëjnë me plotësimin e kritereve afatshkurta të Komisionit Evropian në kuadër të përmbushjes së synimeve që Kosova të nis negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Ky përparim është rezultat i punës së madhe që ka bërë Kosova. Është me rëndësi që të mbahet kjo dinamikë dhe të vazhdoj puna në arritjen e përparimeve tjera ngase në bazë të kësaj pune vendet anëtare gjatë qershorit do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Fule.

Ai tha se arritja e marrëveshjes së mundshme më 20 mars në Bruksel midis kryeministrave Thaçi e Daçiq dhe zbatimi i saj në terren mund t’i hap dyert një vendimi pozitiv të Brukselit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“Tani është e nevojshme përkrahja e të gjithëve në interes të saj dhe gjithë qytetarëve. Ngase të jesh evropian do të thotë të jesh i nënshtruar edhe ndaj kompromiseve dhe konsensusit”, është shprehur Fule.

Sidoqoftë, edhe këtë herë, Fule ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të tregojnë guxim në përmbushjen e reformave zgjedhore, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe zbatimin e reformave tjera të nevojshme në kuadër të procesit të integrimit në BE.

Previous articleJahjaga: Debati në Kuvend për rastin Kiçina, precedent i keq
Next articleBeckham futbollisti më i paguar në botë, kalon Messin