Home Politike Frika nga virusi kinez, Rama: Politikanët e së keqes duan kaos, rrëmujë...

Frika nga virusi kinez, Rama: Politikanët e së keqes duan kaos, rrëmujë dhe dëshpërim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën shqetësuese të krijuar nga frika e virusit kinez.

Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…

Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet, duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor..

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë” shkruan Rama.   

SOURCEBulevard News
Previous articleQUIZ/ Nëse mund ta zgjidhni këtë detyrë, jeni inteligjent mbi mesataren
Next articleBllokohen mbi 25 tonë mbetje të rrezikshme në Portin e Ankona-s, do të dërgoheshin në Shqipëri