Home Slideri FRD në qarkun e Durrësit pret të marrë dy mandate

FRD në qarkun e Durrësit pret të marrë dy mandate

Selia-e-partise-Fryma-e-Re-DemokratikeNga Xhevo Gradica\Partia e Bamir Topit synon të marrë në Durrës dy mandate deputetësh. Strukturat e FRD kanë dalë në terren prej disa kohësh duke kaluar zonë më zonë. Qëndrimi në anën e djathtë të politikës, por jashtë aleancës me PD e Berishës, ka bërë që shumëkush ta shohë ish presidentin e vendit Bamir Topi si një nga figurat më të besuara. Në qarkun e Durrësit FRD ka shumë ambicie nisur edhe nga fakti se elektorati i këtij qarku është i djathtë, ndërkohë që PD e ka zhgënjyer rëndë. Pas daljes në skenë të FRD kanë qenë shumë qytetarë që e kanë mbështetur. Topi ia ka besuar fushatën politike dhe atë programore Gazmend Oketës, emër me peshë dhe ndikim të konsideruar në Durrës për shkak edhe të qëndrimeve dhe konsuekuencës së dëshmuar në cilësinë e deputetit dhe të ministrit. Oketa ka bashkuar fuqinë me biznesmenin dhe politikanin tjetër Sami Gjergji duke organizuar një sërë takimësh në komuna e bashki të qarkut të Durrësit,. Sipas sondazheve paraprake mësohet se FRD në qarkun e Durrësit ka të gjitha mundësitë të marrë dy deputetë duke u lënë koalicioneve të majta e të djathta të ndajnë 11 karriget e tjera. Qarku i Durrësit ka 13 deputet  dhe në mandatin e fundit PD ka qenë fituese ngase ka pasur 7 mandate kundrejt 5 mandateve të PS dhe 1 mandati të LSI-së. Por, për shkak të zhvillimeve të viteve të fundit, raporti në Durrës pritet të ndryshojë. PD tashmë rrezikon të humbë jo vetëm një mandat, por edhe dy të tilla duke u tkurrur për shkak të abuzimeve të rënda me votbesuesit. Ndonëse është ende herët për të pohuar shifrat me ambiciet e PD raportet pritet të kenë  rrjedha shumë të paparashikuara. Konkretisht FRD synon të marrë dy mandate të cilat do i hiqen PD, në një kohë që PS synon të ketë së paku 6 mandate duke mos i lënë hapsirë LSI e cila do ta ketë shumë të vështirë marrjen e një mandati në qarkun e Durrësit. Pakënaqësia e krijuar në opinionin qytetarë në këtë qark pritet të favorizojë FRD e cila është pozicionuar si subjekt me prirje të djathta. Madje edhe Bamir Topi, Gazmend Oketa, Sami Gjergji, Aleksander Biberaj dhe të tjerë eksponetë politik të kësaj force kanë origjinën në të djathtën shqiptare, por që janë pozicionuar kundër stanacionit të shkaktuar nga PD. Durrësi është njohur gjithnjë si test për rezultatet në nivel  kombëtar. Ndaj edhe ambiciet e FRD kanë vënë në lëvizje sidomos PD e cila po e shikon me shumë shqetësim shtirjen dhe mbështetjen që po gjen FRD në këtë qark bregdetar. FRD ka krijuar në të gjitha fshatrat seksionet dhe celulat e saj legale duke u prezantuar si subjekt me kërkesa të mëdha në zgjedhjet e 23 qershorit. Shumë nga antarësia e saj kanë qenë në strukturat e PD por pas zgjënjimit të thellë kanë kaluar në mbështetje të Bamir Topit. Kjo forcë politike deklarohet se e ka shumë të sugurtë një mandat deputeti në këtë qark dhe se po synon për të marrë mandatin e dytë. Krerë të kësaj foce politike janë deklaruar se kauza e tyre janë integrimi vendit në strukturat euroatlantike, zgjedhjet e lira e demokratike, krijimi institucioneve të pavarura, zgjidhja e çështjes së pronësisë së tokës dhe probleme të tjera me karakter social.

Previous articleVazhdon publikimi i skandaleve të investimit së qeverisë Berisha në arsim
Next articleBB kundërshton 44 milion dollarë për ujësjellësin e ri në Durrës