Home Opinion Fotot e panjohura të vizitës së James Baker-it 31 vjet më pare:...

Fotot e panjohura të vizitës së James Baker-it 31 vjet më pare: Pse u mënjanua Sali Berisha?

Nga Ylli Pata

Sot Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një mesazh video të James Baker, sekretarit të Shtetit që vizitoi Tiranën për herë të parë pas rrëzimit të komunizmit.

Një vizitë që ishte dhe është historike pasi nguliti një partneritet politik që komunizmi artificialisht e kishte lënë anash.

Në sheshin “Skëndërbej” dolën 300 mijë shqiptarë, që ishin thuajse të gjithë votues të opozitës antikomuniste, pra Partisë Demokratike.

E këtë e thotë edhe Baker në mesazhin video, ku kujton realisht atë që ka parë në 22 qershorin 1991kur deklaroi se “Liria funksionon”.

Një vit më parë, Sali Berisha dhe enturazhi i tij bërtiti e kërsiti se SHBA ka montuar imazhet, pasi sipas tyre ishte Sali Berisha partneri i Bakerit gjatë vizitës në Tiranë.

Gjë që nuk është e vërtetë.

Ernest Baba, një fotograf i ATSH-së sot në pension ka sjellë dy imazhe krejt të panjohura të vizitës së James Bakerit, përkatësisht mitingut në sheshin Skënderbej.

Ku Sali Berisha nuk duket gjëkundi. Përveç pjesëss së stafit amerikan, në fotot e Ernest Babës duket vetëm kryeministri i qeverisë së Stabilitetit, Ylli Bufi, i cili duket ka qenë në një makinë, Cadillak me sekretarin Baker, si dhe Elez Biberaj, i cili ishte përkthyer zyrtar. Sali Berisha nuk ekziston në fotot e Babës, që janë shumë interesante, pasi përballë kanë një mori shkrepjesh nga fotoreporterë të mediave kryesore të të gjithë botës.

SHBA nuk pati Sali Berishën si mikpritës, por qeverinë e Ylli Bufit, të cilën ishte SHBA që kontriboi për ta formuar në vitin 1991. SHBA dhe kancelaritë europiane atëherë përkrahën një qeveri koalicioni mes PD-së dhe PS-së. E partnerja zyrtare e SHBA-së ishte pikërisht ajo qeveri që drejtohej nga Ylli Bufi, zyrtar i PS-së dhe Gramoz Pashko i PD-së.

Në fotot e Ernest Babës shihet qartë që kemi të bëjmë pikërisht në partneritetin e qeverisë së SHBA me ekzekutivin shqiptar. Prezenca e Sali Berishës në miting ka qenë plotësuese e jo primare. Sado që vetë Baker ka deklaruar gjatë fjalës së mbajtur në Parlament se ka ardhur edhe si pasojë e ftesës së Sali Berishës, i cili ishtë shef i opozitës, e që përbën një qëndrim normal e politik të qartë.

Por SHBA ka përkrahur një aleancë apo koalicion të madh mes mazhorancës dhe opozitës. Mazhorancë, e cila ishte prezente në mitingun e Bakerit me disa ministra. Çka tregon se partia në pushtet përkrahte marrëdhënien me SHBA-në.

Një marrëdhënie, e cila me pas u prish nga Sali Berisha, e cila doli nga qeveria e koalicionit. E që solli fitoren e PD-së, por marrëdhënia e tij me SHBA-në nuk ka qenë asnjëherë një relacion as i afërt e as linear. Që u vërtetua edhe me Non grata-n e viit 2021…