Home Politike Foltorja/ Berisha: Më 11 dhjetor rithemelojmë pluralizimin në vend

Foltorja/ Berisha: Më 11 dhjetor rithemelojmë pluralizimin në vend

 

 

BILISHT- Ish-Kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berishap po zhvillon sot foltoren e tij të fundit me përkrahësit e tij, teksa do të takohet me demokratët e qytetit të Bilishtit. Takimi ka nisur të mbahet në orën 17:00 në Qendrën e Kulturës së Bilishtit.

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.