Home Aktualitet Flakët përfshijnë 20 hektarë sipërfaqe toke, alarmohen banorët, rrezikohen…

Flakët përfshijnë 20 hektarë sipërfaqe toke, alarmohen banorët, rrezikohen…

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Jakodin të bashkisë Roskovec në Fier. Mësohet se zjarri ka përfshirë tokat me bar dhe parcelat me grurë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Roskovec ndërsa në ndihmë ishin edhe ato të Patosit e të Fierit pasi flakët kanë prekur rreth 20 hektarë sipërfaqe toke.

Nga zjarri që mund të përhapet nga era, janë pranë disa banesa dhe rrezikohen stalla pularish.