Home Kosova Fjala e fundit e avokatëve për rastin ”Kleçka”

Fjala e fundit e avokatëve për rastin ”Kleçka”

largea_fatmir-limaj-3-640x5161378801928Avokatët e të akuzuarve të tjerë në rastin “Kleçka”, sot dhe nesër pritet të japin fjalën e vet përfundimtare, derisa vendimi për rastin që është kthyer dy herë në rigjykim pritet të merret me 17 shtator. Ndërkohë, para disa dite ka përfunduar fjalët përfundimtare prokurori italian Maurizio Salustro dhe avokati i Fatmir Limajt, Kharim Khan.

Prokurori Salustro ka kërkuar përgjegjësinë penale ndaj të gjithë të akuzuarve të rastit “Kleçka”, që sipas tij, ata kanë kryer vepra penale të keqtrajtimit të njerëzve të mbajtur në burgun e Kleçkës.

Ndërsa, avokati Khan ka thënë se prokurori Salustro është bazuar në spekulime, derisa, sipas tij, nuk ekziston asnjë dëshmitar tjetër që e fajëson Limajn për keqtrajtime apo urdhërdhënie për vrasje, përveç dëshmitarit Agim Zogaj, i njohur si “X”-i, të cilit nuk duhet t’i besohet pasi nuk i dokumenton ato.

Avokati tjetër i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se prokurori gjithë bazamentin e tij në këtë gjykim e ka bazuar në dëshminë e dëshmitarit Agim Zogaj. Sipas tij, prokurori asgjë të re nuk ka thënë, pasi këto janë dëgjuar në rigjykimin e këtij rasti.

“Ne besojmë se prokurori ka shumë pak fakte dhe i gjithë boshti kurrizor edhe siç ka deklaruar ai vet është deklarata e Agim Zogajt, por, ne e dimë që ajo deklaratë nuk mund të jetë e besueshme. Ne besojmë se edhe në ditarin e tij ka pasur shumë trillime dhe nuk mund të jetë i vërtetë, kështu që detyrimisht duhet të presim në verdiktin të jetë me datën 17 shtator dhe ne presim nga gjyqtari duke pasur parasysh vendin nga vjen, kryetari i Trupit Gjykues, me shumë eksperiencë dhe besojmë që profesionalizmi i tyre juridik dhe standardet në shtetin e Anglisë që vjen kryetari i Trupit Gjykues, por edhe provat që janë dhënë mund të sjellin vetëm një aktgjykim që mund të jetë vetëm aktgjykimi lirues dhe asnjë mënyrë nuk mund të kemi aktgjykim tjetër për Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij”, ka thënë Gashi.