Home Sport Finalja e Conference League në Tiranë, 400 vullnetarë marrin pjesë nga Shqipëria

Finalja e Conference League në Tiranë, 400 vullnetarë marrin pjesë nga Shqipëria

Federata Shqiptare e Futbollit po bëhet gati të presë një nga eventet më të mëdha në Shqipëri. Finalja e UEFA Europa Conference League, kompeticioni më i ri i organizuar nga UEFA ku garojnë skuadra europiane do të luhet në Tiranë më 25 maj të këtij viti. Përgatitjet për organizimin e kësaj finaleje kanë nisur që prej dhjetorit të vitit 2021, atëherë kur Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që kjo ndeshje të zhvillohet në një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në Shqipëri, në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Jo vetëm përfaqësues të UEFA-s, por edhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit janë pjesë e grupit të punës që po merren me organizimin e kësaj ndeshjeje finale historike.

Përveç tyre, të angazhuar në organizimin e këtij eventi madhor do të jenë edhe persona të tjerë, të cilët do të jenë të përfshirë në një program të quajtur “Programi i Vullnetarëve”. Ky program ka të bëjë me pjesëmarrjen e plot 400 vullnetarëve, të cilët do të mund të aplikojnë për të qenë pjesë e kësaj sfide finale dhe historike, për të dhënë secili kontributin e tij në këtë event gjigand dhe të rëndësishëm, ashtu sikurse do të kenë edhe mundësinë të trajnohen nga organizues të UEFA-s mbi detyrat që do të mbajnë përgjatë këtij aktiviteti, për të mësuar se si organizohet dhe zhvillohet një ngjarje e tillë me këto lloj përmasash.

Të gjithë të intersuarit për të qenë pjesë e programit të vullnetarëve do të mund zgjedhin të aplikojnë në pozicione të ndryshme të akredituara nga UEFA, si: organizues të ceremonisë, organizues të ndeshjes, teknikë, security etj dhe do të mund të aplikojnë përmes një linku që është aktiv dhe gjendet në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit (fshf.org) e që është si më poshtë: