Home Sport Fidel Ylli: Edi Rama më kërkoi të merrja klubin e Tiranës, ky...

Fidel Ylli: Edi Rama më kërkoi të merrja klubin e Tiranës, ky në Shqipëri nuk është futboll

Fidel Ylli u shpreh se Ministria e Financave, ka bërë një gafë, për ligjin e të ardhurave të tatimfitimit, pasi sipas tij e kanë çuar në komisionin e financave dhe jo te komisioni i sportit.

Në emisionin “Skaner”, presidenti i KOKSH, e quan mediokritet atë që kanë bërë, duke shtuar se nuk janë pyetur njerëzit e sportit që marrin vesh.

“Ligji i sponsorizimit duhet, por duhet edhe ligji i të ardhurave të tatimfitimit. Këta në ligj kanë bërë një gafë. Prandaj them unë që këta nuk pyesin. E ka bërë Ministria e Financave dhe e ka çuar në komisionin e financave, nuk e ka sjellë te komisioni i sportit, që unë kam qenë në parlament. E kanë bërë vetëm për federatat. Shumë shpejt do të shtohet, që të jetë edhe për KOKSH, edhe për Federata, edhe për Shoqatat edhe për klubet.

E merr një klub, gjen një miliarder dhe i thotë të sponsorizojë, por nuk e ka të drejtën, sepse është vetëm për Federatën. Shiko çfarë mediokriteti kanë bërë. Nuk pyesim njeriun e sportit që është në parlament dhe ne e marrim vesh tani që është një ligji i tillë, por vetëm për Federatat”, tha ai.

Ylli deklaroi se dëshiron që të gjitha klubet të fiskalizohen dhe shtoi se ai që bëhet në Shqipëri, nuk është futboll:

“Do doja që të gjitha klubet e futbollit të fiskalizohen. Unë ia kam thënë presidentëve që ky që bëhet në Shqipëri, nuk është futboll. Nuk mund ta mbajë dot një klub, një president i vetëm. Duhet një grup aksionerësh ta bëjnë. Asnjë nuk është vetëm. Shikoni nëpër bvotë. Sporti është biznes”.

Numri 1 i KOKSH, zbuloi se Edi Rama, i kishte kërkuar që të merrte klubin e Tiranës, kur ata po shkonin në kategorinë e dytë:

“Bert Brojkën e kam pasur shok, më është lutur që ta merrja Tiranën kur po shkonte në Kategorinë e Dytë, që ta merrja klubin. Edi Rama më është lutur që ta merrja Tiranën. E kam thënë që mos kam luajtur mendsh që të bëhem president futbolli. Paratë e djersës t’i harxhoj unë për të blerë lojtarë 200 mijë dollarë. Prandaj bota ka gjetur grupe të mëdha interesi. Sheiku i Man City, ka 13 ekipe, e kanë kthyer në biznes”.

Previous article“Mos hyni në aventura, fundi do jetë i keq”, Turqia kërcënon Greqinë për zgjerimin e ujërave territorialë
Next articleBen Blushi revoltohet me komentuesit: O idiotë, maskarenj, jeniçerë e karadyzenë, pse nuk ju pëlqen ajo që them unë?