Home Politike Fatos Klosi zbulon të pathënat e 14 Shtatorit të ’98: Çfarë më...

Fatos Klosi zbulon të pathënat e 14 Shtatorit të ’98: Çfarë më thanë ndërkombëtarët, kur Nano u arratis gjatë grushtit të shtetit

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi ka deklaruar sot se në një bisedë me ndërkombëtarët, pas grushtit të shtetit më 14 shtator të 98. Klosi tha se partnerët italiane, i kishin kërkuar që Nano të largohej nga drejtimi i vendit.

“Partnerët ndërkombëtarë e quajtën një sjellje jo serioze që kryeministri në një moment shumë të vështirë për vendin, ikën. Duke pasur parasysh detyrimet e tyre ndaj nesh, sepse një vit më parë kishin sjellë forca në Shqipëri për të ruajtur qetësinë.

Kishin kontribuar dh shpenzuar për ne, kur ndodhi grushti i shtetit, ata thanë që u kalua kufiri dhe duhet të ndërhynin. Kështu kërkuan që në vend të Nanos të vendosej një njeri tjetër, më i vendosur për të mbrojtur vendin në situata të tilla. Në rrugë diplomatike ata ia kishin thënë Nanos. Por ai kishte bërë sikur nuk e kishte kuptuar.

Kështu që më zgjodhën mua që t’ia them Fatosit troç. Më thirrën në Romë, dhe më thanë: Shqipëria është shumë e vogël, as nuk na prish dhe as nuk na ndreq punë. Por nuk duam të sjellim më ushtarë për të ruajtur rendin atje.

Ne do jemi me atë shef që bën zap atë popull. Unë erdha dhe ia përcolla fjalët Nanos. Ai nuk i pranoi. U përplasëm atë natë, por më vonë e rimendoi” , tregoi Klosi.

Previous articleUEFA zyrtarizon formatin e ri për Ligën e Kombeve nga viti 2024!
Next articleJo të gjithë leskoviqarët bien erë kolonjë dhe jo gjithë manekinët bëhen ambasadorë!