Home Politike Fatos Klosi habit me deklaratën e tij: Rama nuk është budalla të...

Fatos Klosi habit me deklaratën e tij: Rama nuk është budalla të bëjë gabime të tilla

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, i ftuar në studion e emisionit “Frontline”, ka folur në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Rama në skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Klosi deklaroi se politika në vend i “100-fishon” skandalet, ndërsa shtoi se Charles McGonigal është paraqitur në gjykatë për shkak se ka shkelur disa rregulla të SHBA-së dhe se lirimi i tij me kusht tregon se ai nuk mund të prishë prova në lidhje me ngjarjen.

Më tej ai shtoi se kryeministri Rama “nuk është budalla” për të bërë gabime të tilla, ndërsa vijoi duke thënë se në fund gjithë ngjarja do dalë diçka pa rëndësi.

Klosi: Është një histori 30-vjeçare, kjo ka qenë gjithmonë në parlament. Politika i 100-fishon skandalet, të dyja palët, ata me këtë merren, nuk merren me atë që do bëjnë vetë. Është për të ardhur keq që përfaqësuesit e popullit e trajtojnë njëri-tjetrin kështu. Ata na mësojnë që ai për të cilin keni votuar është hajdut, etj, vjen tjetri thotë është vrasës, etj.

Një nëpunës i lartë i FBI-së, përveç policisë federale kanë dhe shërbimin anti-spiunazhit. Në të gjitha vendet, po sidomos në SHBA njerëz të rëndësishëm kur dalin në pension shkojnë nëpër firma, institucione financiare, meqë kanë mbledhur eksperiencë të madhe, për të fituar para. Deri këtu shoh një gjë normale. Përderisa është paraqitur në gjykatë, dhe e kanë liruar me kusht do të thotë se nuk prish dot provat, etj. Fakti që atë e kanë akuzuar tregon se ka shkelur ca rregulla, nuk ka deklaruar kë ka takuar, nuk ka treguar as paratë që ka përfituar nga kjo punë. Për të gjitha këto faktorë ai ka shkelur ligjin e SHBA-së dhe po gjykohet për këtë.

Tani ai thuhet se ka takuar kryeministrin, kjo përbën faj? Unë po pres që gjërat të zhvillohen, SPAK le të merret me këtë punë nëse gjykon se ka diçka. Kush i ka dhënë paratë e ka thënë vetë i zoti i tyre. Në Shqipëri janë 2 institucione që merren me këto punë, politika që kërkon baltë për të hedhur dhe media që kërkon skupin, që për çdo gjë kërkon të japë mendim.
Keni për ta parë që do dali një skifo, kryeministri nuk është budalla të ketë bërë gabime të tilla. Berisha thotë që të japë dorëheqjen, harron që ai ka maxhorancën. Opozita nuk mund të sajojë gjëra që nuk ekzistojnë, unë pres si qytetar, jam i interesuar se çfarë ndodh, kanë thënë edhe për mua në komision hetimor parlamentar. Ai nuk lexoi as akuzën në seancë, la 500 mijë dollarët dhe iku.

Previous articlePër ata që janë ditën me SHBA dhe natën me Berishën
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 27 janar 2023