Home Slideri Fasadat e shkollave kënde njoftimi për të vdekur

Fasadat e shkollave kënde njoftimi për të vdekur

fasadat 01 Nga Xhevo Gradica / Thuasje të gjitha fasadat e shkollave në Durrës janë shëndrruar në kënde të njoftimeve për raste vdekjesh. Muret, avllitë, rrethimet janë mbushur ngado me njoftime që lajmërojnë qytetarët për personat që kanë ndërruar jetë. Një situatë e tillë nuk është se ka nisur kohët e fundit, por gjithë e më shumë po pushton çdo hapsirë të këtyre institucioneve educative. Nxënës e mësues janë gjithnjë nën peshën e këtyre njoftimeve. Ata thuasje janë të kushtëzuar t’i lexojnë njoftimet e hidhura me apo pa dashjen e tyre për faktin se këto njoftime shtrihen në të gjithë hapsirën ku ka murë të çdo lloji. Duke parë indiferentizmin e treguar nga drejtuesit e shkollave, kompanitë funerale nuk kanë hezituar të mbushin tej e tej muret me të tilla njoftime. Ato në jo pak raste vendosen në hyrje të dyerve dhe portave të shkollave, poshtë dritareve të mësimit, në faqe anësore, gjithandej. Nxënësit me dhe pa vulllnet i shohin dhe i lexojnë emrat duan apo nuk duan pasi takohen me dhjetra herë në ditë me këto kënde. Fillimisht veprime të tilla kanë nisur si test për shkollat. Ai kolektiv pedagogjike që ka guxuar të mos pranojnë njoftime të tilla për shkak të ndikimit emocional dhe edukativ që afrojnë për nxënësit, ka shmangur këtë fenomen. Të tjerët kanë zgjedhur heshtjen. Nxënësit e thonë në mënyrë të hapur dhe të përsëritur se njoftime të tilla duhen vendosur në kënde të caktuara. Ata përjashtojnë çdo mundësi të ngjitjes së tyre në fasadat e shkollës. Agjensitë nuk kanë kënde të tyre për njoftimin e popullatës, ndaj edhe shfrytëzojnë çdo vend pa marrë në konsideratë ndikimin që njoftimet kanë në opinion. Kështu shfrytëzohen përgjithëssht objekte e godina shtetërore të cilat jo vetëm që mbushen me të tilla njoftime, por edhe qëndrojnë aty me muaj të tërë. Punonjësit e agjensive interesohen të vendosin njoftimet, ndërsa në asnjë rast nuk i heqin. Vetëm reshjet e shiut janë shpëtim për fasadat në larjen nga kënde të tilla. Të ndëshkuara nga ky fenomen janë përgjithësisht shkollat që kanë mure rrethuese dhe thuasje asnjë shkollë nuk i ka shpëtuar rasteve të tilla. Të pushtuar nga heshtja nuk janë vetëm drejtorët e shkollave, por edhe komuniteti prindërve. Këta të fundit nuk kanë marrë ndonjë nismë për të paralajmëruar dhe për të ndërmarrë veprim konkret në shmangien e shfrytëzimit të murëve si kënde njoftimi për të vdekur e përvjetorë vdekjesh. Ndryshe nga raste të tjera, me kënde të tilla syri fëmijëve dhe nxënësve nuk përshtatet asnjëherë. Megjithatë ata janë të detyruar ta pranojnë një realitet të tillë ngase shkolla hesht.

Previous articlePushteti dhe intelektualët mercenarë
Next articleParis Hilton demonstron asetet