Home Politike Evi Kokalari: Meta po gllabëron PD-në! Ja pse u kris marrëdhënia me...

Evi Kokalari: Meta po gllabëron PD-në! Ja pse u kris marrëdhënia me Berishën

Aktivistja Evi Kokalari zbuloi arsyet e krisjes së saj me Sali Berishën si dhe planet për nisjen e Lëvizjes Konservatore në Shqipëri. Sipas Kokalarit, Berisha nuk solli ndryshimin e premtuar dhe ndaj ndodhi distancimi i saj prej tij

“Ideja ishte që ne donim një PD komplet të ndryshuar, por kjo nuk ndodhi. Që nga formimi i komisionit të rithemelimit, PD-ja mori për poshtë, që me protestën e 8-janarit.

Për më tepër çfarë pash pas kuvendit të 30 Prillit që ishte manipulim dhe ishte kundër asaj që ne kishim premtuar, më erdhi shumë keq që Berisha nuk e bëri ndryshimin që premtuam të gjithë”, tha Evi Kokalari.

Gjithashtu Kokalari tha se bashkimi me LSI-në nuk do i sjellë asgjë të mirë Partisë Demokratike. Sipas saj Ilir Meta është mbrapa Belind Këlliçit dhe ambicies së tij për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike.

“Nuk kam pasur asnjë problem me Ilir Metën, deri sa mora vesh se ishte ky pas Belind Këlliçit, sepse fryhej shumë dhe ka një vetëbesim që do bëhet kryetar i PD-së.

Ma kishin bërë të qartë njerëz që nuk janë nga politika por e njohin mirë, ma kishin bërë të qartë se arsyeja pse Meta ka dashur të bëjë koalicion me Lulëzim Bashën është sepse ai nuk mund të rri me një parti të vogël siç është LSI-ja, ai ka ambicie.

Por në radhë të parë LSI-ja nuk ka ideologjinë e të djathtës, ne po bënim luftë që të sillnim PD-në nga e djathta e qendrës në të djathtën e vërtetë, por këtu kemi LSI-në që po gllabëron PD-në, po fut elementët e saj dhe do të bëjë një kryetar të ri si Belind Këlliçi”, u shpreh për Euronews Evi Kokalari.

Kujtojmë se Kokalari ka njoftuar mbajtjen e takimit të parë të Lëvizjes Konservatore në Durrës më 4 mars.

Previous articleDASH hodhi poshtë akuzat e Berishës, Frrok Çupi zbardh prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë për ‘aleatin’ e kreut të PD-së: Opozita në hall, ja çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 3 mars 2023