Home Humor Europa duhet të mësoj nga ne!?- Satirë nga Fatmir Lohja 

Europa duhet të mësoj nga ne!?- Satirë nga Fatmir Lohja 

Si nuk e moren vesh europianët se Shqipëria është fanar ndriçues buzë Adriatikut? Arritjet janë aq të mëdha,  sa vetëm një qorr dy sysh nuk mund r’i shohë.

Jane rritë çmimet  si askund  në Europë Me një bord antitransparent I vendosin  si të duan çmimet oligarkët,  duke e zbutur  opinionin publik me shumë delikatesë. Po janë rritur tatimet, taksat, gjobat, inflacioni, kërkesat për azil politik në anëkënd globit.

Pse  nuk vjen  Europa  të investoj në Shqipëri? Njëqind herë u është thënë se nuk ka as  sindikata , as bashkime profesionale ,në Shqipëri. Nëse ndonjë punonjës kërkon shtesë page, zbutet në vend me shkop gome.Jo atij, por kush e merr vesh këtë eksperience, për njeqind vite nuk i bie më ndermend  të protestojë.Edhe  ndonjë kryderr  që u padit në gjykata, prespektiven e ka të errët.Për të marrë në dorë vendimin e formës se prerë, minimalja duhet të kalojnë pesë vjet. Për pesë vite, me njëqind lekë pagesë në QKR,  i ndërron të dhënat e shoqerisë tende ,që të mos ketë zyrë përmbari të të gjej, për të marë paratë e dëmit , që i  ke shkaktuar   të mjerit  shqiptar.

Me PPP-të për një ditë zbrazet buxheti I shtetit. Lekë me grushta kudo, por duhet pak hile për t’i bërë të tuat. Po nuk bëre mike një ministreshë, veshirë se të bie një kockë në gojë.Nuk të ndihmon as opozita. Ajo vetë është ndarë në kashtë, e koqe, thjeshtë për të marrë  një copë karrike, që i siguron para shumë, dhe dalje përpara kamerave televizive.

O marroke europienë! Shqipëria po zhbëhet nga dita në ditë. E jani tani, sa nuk kanë mberritur aziatikët, se do të hani dynjanë, dhe të jeni të bindur se ne shqiptarët nuk u kemi faj më pas.