Home Politike Etilda Gjonaj paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri: Ndryshe nga ajo çfarë...

Etilda Gjonaj paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri: Ndryshe nga ajo çfarë ne kishim menduar

A mendoni se 10 emrat e Partise Socialiste e nxjerrin atë fituese në qarkun e Durrësit ?

View Results

Loading ... Loading ...

Për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, reforma në drejtësi po ecën në rrugën e duhur.  Gjonaj deklaroi se pavarësisht vonesave, reforma po jep rezultatet e pritura.

“Nuk është se ka vlerësime reforma në drejtësi vetëm nga qeveria, por njihen nga ndërkombëtarët. Unë kam thënë edhe më herët që ka patur vonesa për zbatimin e reformës, që kanë ardhur nga shumë aktorë, shumë edhe edhe politika. Por kjo nuk do të thotë që kemi vërejtje. Si një kantier i ri ndërtimi, edhe reforma në drejtësi ka problemet e veta, por jemi në rrugën e duhur, përsa kohë kemi ngritur organet dhe po jepen rezultatet e duhura”, tha ajo gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”.

Sa i takon procesit të vetingut, ajo tha se ishte e papritur të shkarkoheshin një numër aq i madh gjyqtarësh e prokurorësh. Për pasojë, kjo ka krijuar boshllëqe në sistemin e drejtësi, të cilat po punohet për t’i mbushur, shpjegoi ministrja Gjonaj për “Vizion Plus”.

“Ky hendek do të plotësohet në mënyrë graduale. Ka patur një numër shumë të lartë prokurorësh dhe gjyqtarësh, ndryshe nga ajo çfarë ne kishim menduar, që janë larguar nga sistemi. Por nga ana tjetër, është rritur numri i atyre që duan të ndjekin Shkollën e Magjistraturës. Po punojmë për një hartë të re gjyqësore që duke sjellë një riorganizim të ri, do të bëjë të mundur që pengesa që vjen nga mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të arrijë të superohet.”

SOURCEBulevard News
Previous articleFrrok Çupi: Rrëzimi i Ramës objektiv banditësh, ky është defekti shumë i madh që ka opozita!
Next articleNajada Çomo do jetë kandidate e PS / Ylli Manjani del me kërkesën e papritur: Lutem që të gjithë ato mjekë, të heqin bluzat dhe të shkojnë…