Home Politike “Është pajisur me patentë”, Vasili për agresorin e Berishës: Ka pasur dokument...

“Është pajisur me patentë”, Vasili për agresorin e Berishës: Ka pasur dokument mjekësor të sajuar, të hetohen ata që kanë marrë pjesë në inskenim

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka folur ditën e sotme nga selia e PL-së në lidhje me protestën e zhvilluar nga opozita ditën e sotme teksa ka thënë se agresori i cili goditi me grusht Sali Berishën kishte një dokument mjekësor të sajuar dhe pa vlerë.

Sipas tij ky dokument është lëshuar me pretendimin për tu përdorur kudo kur nuk është as raport mjekësor, dhe sipas tij qeveria ka demaskuar veten ndërsa fakti që i “vë vulën” është se ky individ është pajisur me patentë për të drejtuar mjetin ku i është vërtetuar gjendja shëndetësore mendore.

“Përdorimi i një dokumenti mjekësor i sajuar me zero vlerë mjekësore, as raport mjekësor nuk është. I lëshuar gjoja për tu përdorur ku të duash, duke arritur deri atje sa të thonë që diagnoza është e pacaktuar, praktikisht kanë demaskuar veten. Ajo që i vë vulën është që ky individ është pajisur me një patentë për të drejtuar mjetin ku është vërtetuar gjendja e tij shëndetësore mendore nga vetë institucionet shtetërore. Organet e hetimit duhet të hetojnë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në inskenimin e këtyre alibive për këtë krim dhe vepër”, tha Vasili.

Previous articleDetaje nga takimi Kurti-Lajçak, zyra e kryeministrisë: U fol për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi
Next article“Shmangni spekullimet dhe vetëdrejtësinë”, OSBE reagon për grushtin ndaj Berishës, pa ja përmendur emrin