Home Top Lajmet Era rrëzon shtyllat , Hamallaj, Manëza dhe Gjiri i Lalëzit pa energji...

Era rrëzon shtyllat , Hamallaj, Manëza dhe Gjiri i Lalëzit pa energji elektrike

Erës së fuqishme që ka vazhduar për orë të tëra nuk kanë mundur ti rezistojnë disa nga shtyllat elektrike. Lajmi bëhet i ditur nga banorë të zonës po dhe punonjës të elektrikut të cilët janë shprehur se stuhia ka qenë aq e madhe saqë 6 shtylla janë rrëzuar duke lënë në errësirë totale disa fshtra në Zonën e Hamllajt dhe atë të Gjirit të Lalëzit. Kështu sipas burimëve janë gjashtë shtylla të rrëzuara, kryesisht në zonën e Hamallajt. Por duket se gjithcka ka përfunduar këtu pasi defekt ka pësuar edhe 35 kw që furnizon  zonën e Manzës e cila gjithashtu është pa energji elektrike duke bërë që të paktën dy njësi administrative, Ishmi dhe Manza të jenë pa energj këtë mbrëmje. Ndërkohë që burime pranë Drejtorisë Rajonale të OSHEE, bëjnë të ditur se menjëherë ka nisur puna për ndreqjen e defektëve që sipas tyre duan një kohë të konsiderueshme sidomos atje ky shtyllat janë rrëzuar apo dëmtuar. Orët e pasdites pothuajse në të gjithë Durrësin janë shoqëruar nga një  erë e fortë.

Previous article21 Janarit i mungon “protesta” e drejtësisë!
Next articleAPD: Një specialist i ri në drejtimin e nje Drejtorie -Emërohet drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Promocionit